Basha: Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit s’mund të ketë; Komisioni i Reformës Zgjedhore është Komisariat!

25/10/2019 12:10

Fill pas përfundimit të takimit në selinë blu mes kryeopozitarit, Lulzim Basha dhe krerëve të partive aleate me sekretarin e Përgjithshëm te OSBE-së, kreu i Partisë Demokratike doli në një deklaratë për shtyp.

Basha i mëshoi disa herë gjatë fjalës së tij, rëndësisë së zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vend. Sipas tij vendi meriton zgjedhje të paktën me standardet e Kosovës dhe se duhen zhvilluar sa më parë zgjedhje parlamentare, në të njëjtën ditë me ato vendore.

Pasi deklaroi se OSBE shpreh gatishmërinë për të mundësuar gjetjen e një ure bisedimi mes palëve, Basha sqaroi se nuk mund të ketë kurrsesi dialog në një parlament ilegjitim ose siç ndryshe iu referua, pseudoparlament.

“OSBE mund të japë ndihmë në këtë drejtim veçanërisht në 3 fusha: rolin për t’u kujtuar vendeve anëtarë për kushtet që duhet të përmbushin për demokracinë dhe shtetin ligjor, ofrimin e ekspertëve të OSBE dhe të ndihmojë në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm e të kërkuar nga BE.”

Rruga për opozitën është e qartë e njëjta rrugë që kërkohet edhe nga kushtet e Bundestagut.

I pyetur mbi faktin nëse opozita  do t’i bashkohet një tryeze të përbashkët përsa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh se nuk ka Komision të Reformës Zgjedhore por një komisariat të marionetave socialiste duke shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe i pandalshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA