Vrasje apo Vetëvrasje?/ Shkodër, mjekët: Asnjë shenjë dhune, dyshohet vetëhelmim
24/10/2019 15:20
Një burrë i pajetë është gjetur në fshatin Melgushe të Shkodrës, në afërsi të aksit rrugor Shkodër-Lezhë.
Viktima është shtetasi me inicialet Arben Ishmaku 42 vjeç, pronar i dyqani me fustane mbrëmjesh.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa policia është nisur drejt zonës ku u gjet trupi. Grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit të viktimës. Nuk dihet nëse viktima ka vrarë veten, apo është vrarë.
Ekspertiza do ta përcaktojë në orët në vijim, ndërsa policia në njoftimin paraprak për shtyp thotë se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, apo dëmtime të tjera.
Top Channel