![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/moti-800x450.png)
Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi kishin përshtatur ambientet e një lokali për përdorim droge dhe tregti kokaine.
Lokali në fjalë ishte i marrë me qira dhe nën administrimin e dy të lartpërmendurve. Kështu, ranë në pranga A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Top Channel