Shtetasi Arben Ishmaku, 42 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë biznesit të tij, konfirmon Top Channel.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, por ndërkohë nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit. Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte.
Njoftimi i policisë
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Top Channel