Një 35-vjeçar, i treti pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin V.U., lindur në Tropojë dhe banues në kryeqytet.
35-vjeçari shte shpallur në kërkim për shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie.
Ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.
Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.
Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Top Channel