Përmes një statusi të pak minutave më parë në Facebook, Agron Tare lajmëroi dorëheqjen nga posti i tij si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, z.Agron Tare”, shkruan ai.

Tare u emërua në këtë detyrë në janar të këtij me synimin për ta bërë Durrësin një port konkurrues në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA