Shpërblimi i bebes që jepet nga Ministria e Brendshme në momentin kur prindi regjistron fëmijën në zyrat e gjendjes civile, prej vitesh vetëm zvarritet.
Prindër, të cilët kanë sjellë në jetë bebe thonë se Ministria e Brendshme i bllokon fondet për shpërblimin e bebeve në mënyrë të vazhdueshme.
Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë, apo 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të lindjes.
Shpërblimi i bebes së porsa lindur, në vlerën e 5 mijë lekëve është e përcaktuar me ligj, por Ministria e Brendshme e shkel këtë detyrim që ka ndaj qytetarëve.
Në janar të vitit 2019 ka nisur të jepet bonusi i bebes të porsalindur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nuk ka lidhje me shpërblimin e bebes, që duhet të japë Ministria e Brendshme.
Alma Demiraj
Top Channel