Ngjela në Open: Ngatërresa e himnit, “jo” për negociatat kundër korrupsionit shqiptar
24/10/2019 21:54
Avokati Ngjela ka hedhur një teori interesante në Open në Top Channel.
Sipas tij edhe edhe jo-ja që dha Franca për hapjen e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Europian ka lidhje me korrupsuionin.
Madje Ngjela shkon dhe më tej duke lidhur edhe ngatërresën e himnit në ndeshjen Francë-Shqipëri po me faktin që Franca është kundër korrupsionit në Shqipëri.
Kjo tezë shkaktoi të qeshura mes analistëve të tjerë të ftuar në studio.
Ndërhyri Babaramo duke i thënë Ngjelës: Mos bëj deklaratë të tilla se Franca është shtet serioz. Ishte thjesht ngatërrim i himnit.
“Hap historinë dhe shikoje”- iu kundërpërgjigj Ngjela analistit.
Top Channel