Kreshnik Spahiu në Open: Numri i personave “non grata” nga SHBA-të është më i madh se 14-të

24/10/2019 21:40

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përcaktuar publikisht 100 persona të tjerë në mbarë botën që u është ndaluar hyrja përgjithmonë në SHBA, prej të cilëve 14 janë nga Shqipëria.

Kreshnik Spahiu në një lidhje direkt me emisionin Open është shprehur se ky numër nuk është 14 por edhe më i madh.

“Unë nuk jam konsulli i Ambasadës Amerikanë por kam dijeni për emra. Personat janë pushtetar, ish pushtetar, gjyqtarë dhe prokurorë. Numri është më i madh se 14-të”.

I pyetur me ngul për profilet nga gazetarja Eni Vasili Spahiu u shpreh:

Ambasadori ka bërë një analizë të saktë kemi të bëjmë me zyrtare dhe subjekte që ka prova që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Këto subjekte janë bërë pengese e projekteve amerikane në Shqipëri dhe rajon.

PD, PS dhe LSI kanë punuar kundër interesave të SHBA-ve.

Tre persona që janë shpallur publikisht “non grata” janë Tom Doshi, Adreatik Llalla dhe Vangjush Dako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA