KPA ka vendosur që të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative e të Apelit Artur Malaj.
Malaj kishte kaluar KPK.
Njoftimi i datës 16:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë, të pamjaftueshëm të pasurisë dhe nuk arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij.
Komisioneri Publik i qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 24.10.2019, ora 15.00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Top Channel