200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që shërbenin për transportin janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Alpet” që ka nisur që prej fillimit të muajit shtator.

Gjatë operacionit janë kapur 8 automjete të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.

Si dhe  u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Policia njofton se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA