Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga përgjatë një operacioni policor të zhvilluar gjatë natës në fshatin Radostinë Vadhizë, Fier.

46-vjeçari Renard (Krenar) Dashi ishte dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane në Milano, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA