Sezoni kurativ në Llixhat e Elbasanit njeh një frekuentim të jashtëzakonshëm në periudhën shtator-nëntor të çdo viti.

Aktualisht janë 6 mijë persona të akomoduar, kryesisht nga Kosova e Maqedonia. Ujërat termale të Elbasanit njihen për vlerat e tyre kurative dhe vit pas viti me përmirësimin e shërbimit janë shtuar edhe frekuentuesit.

Por çmimet e ulëta duket se gjithashtu luajnë rol në tërheqjen e vizitorëve. Qytetarët e Kosovës shprehen se në vendin e tyre çmimet janë dyfish.

Të gjitha njësitë e shërbimit në llixhat e Elbasanit janë të mbushura me vizitorë. Madje shtëpitë e zonës po përdoren për akomodim për shkak të mungesës së kapaciteteve. Llixhat frekuentohen në dy sezone pranverë dhe vjeshtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA