Familjarët dërgojnë me urgjencë në spital 55 vjeçarin, ndërron jetë
24/10/2019 16:06
Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Durrës ku raportohet se një person, shtetasi D.Arapi rreth 55 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë e dërguar në spital. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel