
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në pjesë të ndryshme të Evropës Perëndimore.
Përmbytjet e ditëve të fundit, në rajonin e Piemontes në Itali, i kanë marrë jetën të paktën dy personave.
Në Spanjë, në rajonin veri lindor të Katalonjës, një person humbi jetën ndërsa zona u godit për të dytën herë radhazi nga shira të rrëmbyeshëm. Autoritetet thanë se 20 mijë persona janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e stuhive.
Në Francën jugore ndërkohë moti i keq dhe përmbytjet kanë detyruar dhjetëra persona të braktisin shtëpitë e tyre. Moti i keq ka çuar edhe në mbylljen e një linje të rëndësishme trenash mes montpelierit në jug të Francës dhe Barcelonës. Stuhi të tjera të forta priten gjatë ditës në këto rajone.
Ardita Becolli
Top Channel