Banka OTP Albania, në linjë të plotë me strategjinë për zgjerim dhe zhvillim, inauguron hapjen e degës më të re të saj në zonën e ish-Bllokut. Kjo është dega e 37-të e Bankës OTP Albania në Shqipëri.
Në inagurim morën pjesë zyrtare të qeverisë dhe kryetari Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Drejtori i përgjithshem Bledar Shella thotë kjo bankë do të jetë aktor mjaft aktiv në tregun bankar shqiptar.
Banka OTP Albania, është pjesë e bankës hungareze OPT, që operon në 11 shtete, me më shumë se 18,5 milionë klientë. Edhe në Shqipëri OTP Bank do ketë në fokus si klientët individë ashtu dhe korporatat.
Dega e re bankës OTP Albania u vizitua dhe nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, i cili u shpreh se është krenar për prezencës e OTP në Shqipëri dhe se kjo gjë do të ketë impakt pozitiv në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, rritjen e investimeve hungareze në vendin tonë.
OTP Bank aktor tepër i rëndësishëm në industrinë bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare. E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qenë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale. Ajo operon në 11 vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1,500 degësh, agjentëve të saj financiarë, 3,900 ATM, internetit dhe kanaleve të saj elektronike.
Donald Jorgoni
Top Channel