Mbi ngjarjen që shokoi mbarë Anglinë dhe jo vetëm, ku u gjetën 39 trupa të pajetë brenda një kamioni mallrash bullgar, hetuesit po përpiqen të zbulojnë diçka më shumë dhe të mund të bashkojnë pjesëzat e puzzle- it, të një ngjarjes së mistershme që ka pushtuar mediat ndërkombëtare.
Kamioni u gjend në një park industrial në Essex, Anglia juglindore, i cili hyri nga Uellsi, por ende mbetet e paqartë rruga që ka ndjekur.
Në një kohë kur 39 viktimat, mes tyre një adoleshent mbeten ende të paidentifikuara, kryeministri i Britanisë u shpreh se është i shokuar nga e gjitha kjo ndodhi.
“Ne e dimë se kjo tregti “njerëzish” po vazhdon- të gjithë tregtarët e qenieve njerëzore duhet të vendosen para drejtësisë”, u shpreh ai.
Pamjet e kamionit ku u gjetën 39 viktima/ Policia: Në orën 1:40 morëm një telefonatë
Nuk po identifikohen 39 viktimat, Policia Britanike vë numër për të huajt
Top Channel