Vlorë/ U emërua pak ditë më parë drejtor burgu, sot dënohet vetë me burg
23/10/2019 22:04
Egon Velaj u emërua pak ditë më parë nga ministria Etilda Gjonaj si drejtor i paraburgimit në Vlorë.
Por ditën e sotme ai është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë për shpërdorim detyre në kohën që ka qenë drejtor i Aluiznit.
Prokuror i çështjes ishte Anton Pali ndërsa gjyqtare Atalanta Zeqiraj.
Velaj ka përfituar nga ligji 59 i kodit penal për burg me kusht.
Top Channel