Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve, nën pranga 26-vjeçari
23/10/2019 13:35
Policia ka arrestuar në flagrancë 26 vjeçarin, banues në Vlorë, pas shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, të dhënë nga Gjykata.
Shtetasi me iniciale Xh.H., 26-vjeç, u arrestua për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendim të Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”.
Ky shtetas ka hyrë me dhunë në banesën e prindërve të tij (49 vjeçe dhe 51 vjeç) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, duke shkelur në këtë mënyrë Urdhrin e Mbrojtjes të dhënë nga Gjykata.
Top Channel