Forcat ruse nisën dislokimin në kufirin mes Turqisë e Sirisë, si pjesë e marrëveshjes që parashikon largimin e trupave kurde.
Njesitë e Moskës kanë hyrë tashmë në qytetet kufitare të Kobanes and Manbij-it. Sipas ujdisë, luftëtarëve kurdë u jepen 150 orë kohë duke nisur nga pasditja e së mërkurës për tu tërhequr në një largësi prej 30 km nga vija kufitare.
Forcat e Ankarasë do të vazhdojnë të kontrollojnë zonën që morën gjatë ofensivës kundër milicëve kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë. Pjesë e planit të saj është të krijojë një “zonë sigurie“ në kufi, në të cilin të strehohen rreth 2 milionë refugjatë sirianë.
Marrëveshja u negociua pas bisedimesh të zgjatura mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut te tij rus, Vladimir Putin në resortën e Sochi-it.
Sipas tё dhёnave tё SHBA-sё luftёtarёt kurd nё Siri duhet tё jenё tёrhequr ndёrkohё nga zona e sigurisё e planifikuar prej Ankarasё. Rusia mbёshtet nё konfliktin e Sirisё kreun Bashar al-Assad, por gjithashtu mban si ndёrmjetёsuese kontakte tё ngushta edhe me Turqinё.
Luftëtarët dhe liderët politikë kurdë nuk kanë bërë asnjë koment nëse do të pajtohen me me të gjitha kerkesat e lidhura me ta. Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nëse kurdët nuk tërhiqen, sirianët dhe rusët do të largohen e do t`i lenë të përballen vetë me “peshën e ushtrisë turke”.
Top Channel