E hapur vetëm pak muaj më parë në Korçë, qyteza e fëmijëve çdo ditë e më tepër po gjallërohet.

250 fëmijë frekuentojnë aktualisht qendrën për të zbuluar talentin e tyre apo edhe thjesht për t’u argëtuar. Fëmijët këtu kanë mundësi të eksperimentojnë me një larmi aktivitetesh dhe të strukturojnë kohën e tyre të lirë.

Kitara është një instrument i lidhur ngushtë me Korcën e serentave dhe vogëlushët e mësojnë atë që në vegjëli, por nuk mungojnë as ata që zgjedhin pikturën, aktrimin, shkencat apo baletin. Për prindërit dhe fëmijët qyteza është një mundësi e mirë për të kaluar kohën e lirë dhe për të ndryshuar rutinën, apo edhe për të zhvilluar talentin e tyre.

Qytezës nuk i mungon as hapësira sportive ku fëmijët mund të angazhohen me aktivitete të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA