12 vite më parë, shqiptari Endri Begaj ishte student në një shkollë në Itali, në Areco. Ai nuk u mor në një ekskursion që shkolla organizonte për në Amsterdam, me argumentin se ishte dobët me mësime dhe duhej ta shfrytëzonte atë kohë për të mësuar.
Rasti u bë shumë i madh në atë kohë dhe pati debate të shumta në lidhje me diskriminimin, madje edhe në parlament.
Sot 32 vjeç, Endri Begaj ka vendosur të hedhë në gjyq shkollën për 400 mijë euro. Avokati i tij thotë se ky incident, përveçse e traumatizoi duke e bërë të ndihet i përjashtuar, çoi drejt përplasjeve të tjera midis djalit dhe shkollës, të cilat rezultuan me përjashtimin e tij.
Shkolla nuk ia hapi më dyert djalit dhe nuk e lejuan të futej brenda, as me urdhër të drejtorisë së arsimit. Drejtoria mbështeti gjithnjë faktin që mësuesit kishin vepruar drejt duke qortuar masën disiplinore ndaj nxënësit dhe e përjashtuan. Por avokati i Begajt thotë se kjo është një shkele e të drejtave kushtetuese të njeriut.
Tani ai ka arritur fitoren e parë, pasi gjykatësit e apelit vendosën që çështja duhet të kalojë nga gjykata administrative te ajo civile, dhe se shkolla duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit, dhe shuma e këtyre shpenzimeve do të caktohet në varësi të vendimit.
Top Channel