FBI-ja britanike NCA (National Crime Agency) përfshihet në hetimet e ethshme për të zbuluar se kush organizoi trafikimin e 39 persona të gjetur të vdekur brenda një kamioni frigoriferik.
“Ne po punojmë bashkë me policinë e zonës së Essex dhe autoritetet e emigracionit me urgjencë për të identifikuar grupet e organizuara kriminale që luajtën rrolin e tyre në shkaktimin e këtyre vdekjeve”.
Çfarë dihet për ngjarjen deri më tani.
Janë gjetur 39 persona të vdekur brenda në kamion
Shoferi kamionit me origjinë irlandez
Kamioni i regjistruar në Bullgari
Kamioni hyri në Angli përmes portit Holyhead
Trupat e pajetë janë gjetur në zonën industrial Waterglade Industrial Park, Grays
Çfarë po hetohet
Kush është nacionaliteti 39 viktimave?
Nga cili shtet e nisën udhëtimin që i çoi drejt vdekjes?
Kush e kishte organizuar trafikun e tyre?
A kishte dijeni shoferi kamionit për 39 personat?
Kush e shkaktoi vdekjen?
Përse nuk u kontrollua kamioni kur para se të dilte nga porti?
Top Channel