Marrëveshje për Sirinë! Turqia dhe Rusia bien dakord për të mbajtur larg kurdët

23/10/2019 12:36

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për atë që thonë se është një marrëveshje historike që ka si qëllim mbajtjen e forcave kurde larg kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Kjo vjen gjatë një pauze në ofensivën e Turqisë për dëbimin e forcave kurde, me qëllim krijimin e një zonë të sigurt në rajon. Sipas marrëveshjes, forcat siriane dhe ruse do të mbikëqyrin menjëherë tërheqjen e forcave kurde.

Nuk ka një koment nga luftëtarët kurdë për momentin, të cilët Turqia i konsideron si terroristë. Marrëveshja planifikon patrullime të përbashkëta turko-ruse përgjatë kufirit, javën e ardhshme. Ajo u njoftua pas gjashtë orësh bisedime të martën mes presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe atij rus, Vladimir Putin në resortin e Sochit në detin e zi.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA duhet të skadonte mbrëmjen e të martës dhe Turqia kishte kërcënuar se do të rifillonte ofensivën kundër luftëtarëve kurdë. Por, pas marrëveshjes në Moskë, Ankaraja tha se nuk kishte më nevojë për ndërhyrje. Ofensiva turke nisi pasi SHBA njoftoi tërheqjen e papritur të trupave të saj nga Siria Veriore. Trupat amerikane kanë mbështetur luftëtarët kurdë që kanë qenë aleatë në luftën kundër shtetit islamik në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA