Komandanti kurd: Armëpushimi nuk do të ishte i mundur pa Donald Trump

23/10/2019 20:13

Komandanti i kurdëve sirianë Mazlum Abdi thotë se një armëpushim me Turqinë nuk do të ishte i mundur pa përpjekjet e presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Kjo u raportua në Twitter nga një zëdhënës i forcave të Abdit në kohën kur Trump njoftoi se armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve sirianë do të ishte i përhershëm, raporton AP.

Abdi tha se Trump kishte premtuar të ruajë një partneritet amerikan me forcat e udhëhequra nga kurdët dhe se vendi do të vazhdojë t’i mbështesë ata në planin afatgjatë.

Ai falënderoi Trump për “përpjekjet e tij të palodhshme” për të ndaluar ofensivën turke, megjithëse presidenti amerikan hapi rrugën për pushtimin e Turqisë në Sirinë verilindore, e cila filloi në 9 tetor, kur ai urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin.

Ofensiva zgjati nëntë ditë para se të arrihej armëpushimi me ndërmjetësimin amerikan.

Forcat kurde u detyruan të tërhiqnin luftëtarët e tyre në jug të kufirit turk, transmeton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA