Elbasan/ Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre- Procedohet regjistruesi i Aluiznit dhe një tjetër
23/10/2019 11:50
Dy banorë të Elbasanit janë proceduar në gjendje të lirë nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Elbasanit.
Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se 53-vjeçari B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa 46-vjeçariM.T., me detyrë regjistrues pranë Aluiznit ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel