Zjarr në një banesë në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, ndërhyhet nga ballkoni
Një shtetas ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një operacioni policor në Kurbin ku u sekuestruan 6 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë e ftohtë.
Kështu, u arrestua K. M., 28 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin; si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.
Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra se këta dy shtetas po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim edhe e shtetasit A. M., si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e K. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.
Po gjatë kontrolleve të shtuara, në orët e vona të natës Policia kapi dhe procedoi penalisht 21-vjeçarin K. N., banues në Lezhë, i cili qarkullonte me një pistoletë imituese.
Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit K. M. dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja nda urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” në ngarkim të shtetasit A. M.
Top Channel