Deputetët e Parlamentit Europian e detyruan Komisionin Europian të rikthejë një ligj për ndalimin e pesticideve që dëmtojnë bletët.
Propozimi i Komisionit Europian donte të fuste në ligjin e Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore disa rregulla që do të ndalonin përdorimin e pesticideve që dëmtojnë bletët.
Udhëzimi i Komisionit tregon se si duhet të testohen pesticidet në mënyrë që bletët të mbrohen si nga ekspozimi akut, edhe nga ai kronik. Pesticidet do të lejoheshin në treg vetëm po ta kalonin këtë test.
Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së i kundërshtuan masat dhe e detyruan komisionin që të pranojë një kompromis e ndalojë vetëm pesticidet me ekspozim akut, jo ato me ekspozim kronik.
Rezoluta që u miratua të mërkurën thotë: “Është e papranueshme që vendet anëtare kundërshtojnë zbatimin e plotë të udhëzimeve të vitit 2013.
Top Channel