Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Top Story sjell për herë të parë dëshmitarët që flasin për torturat e kryera
22/10/2019 19:22
Top Story sjell këtë të martë një prej ngjarjeve më të mistershme në vitet e demokracisë, atë të zhdukjes së biznesmenit nga Kaçaniku i Kosovës, Remzi Hoxha.
24 vite më parë, ai u rrëmbye nga agjentë të SHIK-ut, për tu rrahur deri në vdekje, e më pas deri në zhdukjen e tij.
Për herë të parë do të shfaqen dëshmitarët që flasin për torturat e kryera ndaj Remziut dhe përse ai duhej të eleminohej.
Përmes dëshmive dhe dokumentave ekskluzive, Top Story zbulon se si agjentët dhe strukturat e tjera shtetërore penguan zbardhjen e të vërtetës.
Gjithashtu, zhdukja e Remzi Hoxhës, pasoi me një seri vdekjesh të mistershme, të personave që kishin dijeni për ngjarjen.
Top Story, sonte, ora 21:00…
Top Channel