Kryeministri kanadez në largim Xhastin Trudo ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, por pa arritur të ketë mazhorancën. Gjithësesi në aleancë me demokratët do të jetë ai që do të krijojë qeverinë e re.
Sipas të dhënave të televizionit shtetëror kanadez, liberalët e kryeministrit në largim Xhastin Trudo kanë marrë 158 nga 338 vendet në parlamnt, por pa arritur mazhorancën prej 170 deputetësh. Konservatorët e Endrju Sher kanë fituar 34.1 përqind të votave.
Në fjalën e tij para mbështetësve Trudo u shpreh se Kanadaja refuzoi përcarjet dhe negativitetin. Ai falenderoi votuesit që i kishin dhënë një mandate ndryshimi dhe u premtoi se do i dëgjonte.
“E imja do të jetë një axhendë dhe më shumë progresiste, e kujdesshme në ndryshimet klimatike, dhe nevojave të fëmijëve”, deklaroi Trudo.
Trudo do të jetë ai që do të krijojë qeverinë e re kanadeze dhe pse me 21 deputetë më pak në krahasime me katër vite më parë, Trudo 2 do të jetë një qeveri minorance. Për të arritur numrin 170 të deputetëve që i duhen për të drejtuar vendin ai duhet të marrë si aleatë demokratët e Sing, të cilët kanë vetëm 26 deputetë, ndërsa në legjislaturën e kaluar kishin 39. Por Sing u shpreh se fituesit e çdo zgjedhjeve nuk janë partitë por njerëzit.
Top Channel