Ekspertët e reformës zgjedhore po punojnë për përkthimin e rekomandimeve të OSBE-OHDIR në amendamente ligjore.
Mazhoranca parashikon ta mbyllë këtë fazë të parë të reformës brenda dhjetorit pa prekur sistemin zgjedhor, por mos prekja e sistemit duket se do të jetë problemi. Opozitarët e rinj kanë kërcënuar me vote nëse reforma ndahet në dy pjesë.
Paralelisht me punën e ekspertëve Top Channel mëson se komisioni i reformës zgjedhore është ndarë në tri grupe pune për të hartuar propozime konkrete lidhur me:
Sistemin zgjedhor:
Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino nga PS
Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj nga opozita e re
Financimi i partive politike:
Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati nga PS
Arben Elezi dhe Ralf Gjoni nga opozita e re
Emigrantët:
Alket Hyseni dhe Adnor Shameti nga ps
Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi nga opozita e re
Ajo që vihet re nga ndarja e grupeve është se emri i Rudina Hajdarit si bashkë kryetare e reformës, nuk duket gjëkundi.
Ndërkohë, kjo e fundit bashkë me Gjiknurin kanë thirrur mbledhjen e radhës ditën e enjte, në orën 9:30, me këtë rend dite.
1. Konstituimi dhe raportimi i grupeve të punës;
2. Prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.
Top Channel