Depuetetët e grupit opozitar parlamentar udhëhequr nga Andi Përmeti kërkojnë interpelancë urgjente me Ministrin e Jashtëm për rastin e vogëlushit Alvin Berisha i cili ndodhet në kampin Al Hol në Siri.
“Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt:
“Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise.”, shkruan ai.
Historia e Alvinit, një fëmije shqiptar i lindur dhe rritur në Itali i cili u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri u publikua në emisionin investigativ italian Le Iene në puntatën e fundit.
Djali i vogël u gjet gjallë në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS. Falë ndihmës së gazetarit Luigi Pelazza, babai me mbiemrin Berisha arriti më në fund të përqafonte djalin e tij.
Statusi i Andi Përmetit
Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt:
“Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise.”
Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes.
Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen.
Faleminderit edhe per koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa te cilet iu bashkuan iniciatives time.
Top Channel