Parlamenti Europian ka hartuar një draftrezolutë mbi bllokimin që i bëri Franca celjes së negocjatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Në dokument theksohet se refuzimi per t`i dhëne dy vendeve dritën e shumëpritur jeshile të nisjes së bisedimeve, mund të sjellë destabilitet jo vetëm në Shqipëri e Maqedoninë Veriore, por në mbarë rajonin.
Aty shprehet “ keqardhje për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për rolin që Presidenti i Francës dhe vende të tjerë anëtare patën në këtë vendim”. Në rezolutë i bëhet thirrje këshillit europian të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas angazhimeve që ai vetë ka marrë.
Aty kujtohet sesi Komisioni Europian e ka rekomanduar që në 2009-tën çeljen e negocjatave me Shkupin, ndërsa thekson rezultatet me përfitime reciproke të gati “ dy dekadash nderveprimi institucional dhe politik mes BE-së dhe dy vendeve në fjalë“.
Drafti i rezolutës, i formuluar të martën, mund të ndryshojë gjatë ditës së mërkurë. Parlamenti europian nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, megjithatë qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Top Channel