Është shtyrë seanca paraprake për dosjen e ‘Toyota Yaris’, për shkak se dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, nuk kanë marrë ende dijeni.

Avokatët e kushërinjve Vladi kanë deklaruar në seancën gjyqësore se ata nuk ndodhen brenda vendit, por jashtë tij.

Të arrestuar për çështjen e ‘Toyota Yaris’ janë babë e bir, Edi dhe Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri. Tre prej tyre akuohen për veprën e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Agim Ceka për armëmbajtje pa leje.

Në qershor të vitit të kaluar u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në një automjet tip “Toyota Yaris”.

Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Në korrik të këtij viti, Basha u mor në pyetje për këtë çështje edhe nga prokurorët belg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA