Viti i ri shkollor ka gati 2 muaj që ka filluar , por për fëmijët me nevoja të veçanta, në qytetin e Lushnjes, ende jo.

Kjo pasi në shumë shkolla nuk ka mësues ndihmës për këta fëmijë.

Edlira Pepa nga Lushnja u ankua në Fiks Fare se djali i saj 8 vjeç, përkatësisht në klasën e dytë nuk po shkon në shkollë këtë vit mësimor, pasi nuk ka një mësuese ndihmëse.

Edlira tregon se djalin e ka me nevoja të veçanta të spektrit autik “vitin e shkuar kishte një mësuese ndihmëse, por ketë vit akoma nuk ka ardhur edhe pse shkolla po bën gati 2 muaj që ka filluar. Kemi vajtur në shkollë, në zyrë arsimore, por nuk kemi gjetur zgjidhje” shprehet ajo duke kërkuar ndihmën e Fiksit. Në shkollë ajo tregon se djali integrohet më mirë dhe nuk vetëizolohet siç bën duke qëndruar në shtëpi.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollën ku duhet të kishte filluar vitin e ri shkollor 8 vjeçari. Drejtori i kësaj shkolle Z. Gurali Hajdari shprehet se njihet me problemin dhe për këtë arye ka bërë kërkesë edhe në ZA Lushnje për shtimin e numrit të mësuesve ndihmës, por që nga kjo e fundit i është thënë se pritet përgjigje nga ministria për shtimin e numrit të mësuesve. Drejtori shprehet se në shkollën që ai drejton nuk është vetëm rasti i 8 vjeçarit që janë në pritje për mësues , por edhe dy nxënës të tjerë.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Zyrës Arsaimore në Luushnje për të marr një përgjigje në lidhje me mungesën e mësuesve shoqërues në shkolla. Drejtori i kësaj zyre Fatos Gjini shprehet se në të gjitha shkollat e Lushnjes janë 111 nxënës me nevoja të veçanta dhe 46 mësues shoqërues. “Nxënësit që ende nuk kanë mësues shoqërues dhe kanë mbetur pa mësim është për faktin se ministria edhe pse është në dijeni dhe jemi në pritje të shtimit të mësuesve” shprehet z. Gjini.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit i drejtuan edhe një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku kërkuan informacion mbi numrin e saktë të fëmijëve që qëndrojnë në shtëpi për mungesë mësuesish.

Në përgjigjen e saj Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shkruan se disponon të dhëna statistikore për fëmijët brenda sistemit, ku aktualisht për vitin shkollor 2018-2019 janë 4686 nxënës të evidentuar me aftësi ndryshe, ndërsa për vitin 2019-2020 të dhënat janë duke u përpunuar. MAS pohon në përgjigjen e saj se këta fëmijë janë të mbuluar tërësisht, pra u janë dedikuar mjaftueshëm mësues ndihmës në sistem.

Pra sipas ministrisë ende po përpunohen të dhënat në sistem, kur mësimi ka nisur prej gati 2 muajsh dhe këta fëmijë ende nuk janë ulur në bankat e shkollës për këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA