Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike. Në një prej amendamenteve thuhet:
Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë.
Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020, pra vetëm pak muaj. Është një afat thuajse ireal sidomos për sa i përket përdoruesve. Nga ana tjetër mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjova ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’I nxjerrë nga qarkullimi. Është më së paku një projektligj ireal dhe me pamundësi praktike zbatimi, pa folur për karakterin radikal të tij përderisa lufta ndaj plastikës vërtet që ka nisur, por nuk dihet ndonjë vend që një ditë të bukur të dalë me propozimin e atypëratyshëm të ndalimit të qeseve.
Top Channel