Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka mundur të marrë një tjetër mandat në zgjedhjet e përgjithshme të së hënës pavarësisht se nuk ka më shumicën.

Mediat kanadeze kanë thënë se liberalët do të krijojnë një qeveri minorance ndërsa partia ka marrë 145 vende në 338 distriktet elektorale kundrejt 107 vendeve të konservatorëve. Trudeau dominon politikën kanadeze prej katër vitesh por është përballur me telashe gjatë 40 ditëve të fushatës elektorale.

Imazhi i tij prej një djali të artë është dëmtuar nga disa lapsuse etike në menaxhimin e një hetimi për ryshfet si edhe me shfaqjen e disa fotove të hershme të tij.

“Nga bregu në breg, sot kanadezët kanë refuzuar ndarjen dhe negativitetin. Ata kanë votuar në mbështetje të një agjende progresive dhe për aksion të fuqishëm ndaj ndryshimeve të klimës”, ka thënë Justin Trudeau.

Qeveritë e minorancës nuk janë të pazakonta në Kanada. Në vend ka patur tre të tilla në 15 vitet e fundit. Por një qeveri koalicioni, është e rrallë. Hera e fundit që u tentua një e tillë ishte në 2008 por nisma u braktis kur kryeministri i atëhershëm Stephen Harper shpërndau parlamentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA