Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka kërkuar krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, që do të kontrollohej nga forcat ndërkombëtare. Propozimi është dakorduar me kancelaren dhe është dërguar tek partnerët. Ajo do ta prezantojë idenë e saj për një zonë të sigurisë në veri të Sirisë në kornizat e takimi të NATO-s, të enjten dhe të premten, në Bruksel.

Ministrja e Mbrojtjes (njëkohësisht kryetare e partisë CDU) Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi për Deutschen Wellen se duhet të trajtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes apo jo të ushtarëve gjermanë në sigurimin e kësaj zone. Qëllimi është krijimi i mundësive për një program civil të rindërtimit.

Situata e sigurisë në veri të Sirisë ngarkon në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë dhe Gjermani, theksoi liderja e CDU. Në këtë situatë, Gjermania dhe evropianët nuk mund të jenë pasivë si deri tani. Ndaj “kërkohet një impuls politik nga Gjermania për një iniciativë të mirëfilltë brenda NATO-s”, tha Kramp-Karrenbauer. “Çështja se si mund do të duket një zgjidhje konkrete dhe si mund të arrihet një zonë ndërkombëtare e sigurisë duhet të trajtohet edhe me Rusinë dhe Turqinë, me qëllim që gjendja të qetësohet atje. Qëllimi është që të vazhdohet lufta kundër milicëve terroristë të ‘Shtetit Islamik'”, theksoi ministrja.

Pak para paraqitjes së kësaj ideje, politikani ekspert për çështjet e jashtme i CDU, Roderich Kiesewetter është angazhuar për krijimin e një zone humanitare, e cila do të mund të sigurohej nga 30.000 – 40.000 ushtarë të vendeve të Bashkimit Evropian. Në mesin e tyre “natyrisht që do të ishin edhe ushtarët e Bundeswehrit gjerman”, theksoi Kiesewetter.

Minsitri i Jashtëm Heiko Maas (SPD) tha se për mendime të tilla “është tepër heret”. Tani duhet së pari të kujdesemi që armëpushimi të vazhdojë dhe të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje politike.”/ DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA