Partitë qeverisëse në Berlin kanë vendosur të ngrijnë qiratë në kryeqytetin gjerman për pesë vite, ç’ka shënon një nga planet më radikale për të luftuar spiralen në rritje të kostos së strehimit në një qytet të madh.

Përpjekja agresive e kryeqytetit gjerman për të ndalur rritjet e qirave, ka ngjallur interes edhe në qytete të tjera nga Amsterdami në Nju Jork. Ndërkohë që në Mynih po kërkohet një ngrirje e qirave për gjashtë vite, qytete të tjera gjermane duhet të vihen në gjurmët e Berlinit në mesin e shqetësimeve se veprimi mund të komplikojë ndërtimin e shtëpive të reja.

Marrëveshja mes socialdemokratëve, të gjelbërve dhe të majtëve në Berlin i hap rrugën parlamentit të qytetit të miratojë masën këtë javë para se ajo të hyjë në fuqi në tremujorin e parë të 2020. Nisma ka si qëllim të zbusë peshën për qiramarrësit pasi një bum ndërtimesh bëri që qiratë të dyfishoheshin në dekadën e shkuar.

Ndërhyrja e politikës ka irrituar investitorët pasi një fushatë tjetër synon të detyrojë qeverinë e Berlinit të konfiskojë pronat e pronarëve të mëdhenj të tokave.

Sidoqoftë, Berlini nuk është i vetëm në këtë përballje me çmimet e larta të qirave dhe mungesën e strehimit të përballueshëm. Në Spanjë, qeveria socialiste vendosi një tavan për qiratë këtë vit ndërsa Nju jorkezët fituan mbrojtje për sa i takon qirave nga legjislatura demokrate e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA