Armëpushimi drejt fundit, Erdogan: Janë ende 1200 luftëtarë kurdë që duhet të largohen

22/10/2019 15:26

Qindra forca kurde mbeten afër kufirit verilindor të Sirisë pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA që kërkonte tërheqjen e tyre ndërkohë që Turqia do të rifillojë ofensivën e saj në zonë kur armëpushimi të skadojë – tha presidenti turk Recep Tayip Erdogan.

Armëpushimi pesë ditor më ofensivën ndërkufitare të Turqisë për të lejuar tërheqjen e luftëtarëve kurdë YPG nga zona kufitare, përfundon në orën 22.00 të së martës sipas orës lokale turke.

“Tërheqja po vazhdon. Sipas informacioneve që kam marrë nga ministri im i mbrojtjes, po flasim për 700-800 trupa të tërhequra dhe pjesa tjetër, rreth 1200-1300 vazhdojnë të tërhiqen. Është thënë se edhe ata do të tërhiqen”, shprehet Erdogan.

Erdogan i bëri komentet ndërsa po nisej drejt Rusisë ku edhe do të takohet me presidentin Vladimir Putin për të diskutuar pikërisht për Sirinë.

Kremlini tha se shpreson që Erdogan të mund ti ofrojë Putin më shumë informacione për planet e Ankarasë në Sirinë veri-lindore si edhe se po studionte atë që është përshkruar si ide e re nga gjermania për zonën e sigurisë të kontrolluar nga ndërkombëtarët në Siri, përfshirë Turqinë dhe Rusinë. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Annegret Kramp Karrenbauer, tha se hapi do të stabilizonte rajonin, civilët do të mund të rindërtonin dhe refugjatët do të mund të ktheheshin në bazë vullnetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA