Adoleshentët me varësi nga telefonat e tyre celularë, dërgohen në qendra ‘detoksifikimi’. Në Korenë e Jugut, Qeveria ka hapur kampe për adoleshentë, që nuk mund të shkëputen nga telefonët e tyre.
Vendi në fakt ka pronësinë më të lartë në botë të smartfonëve. Më shumë se 98 për qind e adoleshentëve koreano-jugorë përdorte një smartfon në 2018-n, sipas shifrave qeveritare, dhe shumë prej tyre tregojnë shenja varësie.
Vitin e shkuar, 30 për qind e fëmijëve koreano jugorë të moshës nga 10 deri në 19 vjeç, ishin klasifikuar si të varur nga telefonat e tyre sipas Ministrisë së Shkencës, Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikacionit. Kjo do të thotë se ata kanë përjetuar pasoja seriozë për shkak të përdorimit të smartfonëve, përfshirë edhe rënie të vetëkontrollit.
Dhe këta fëmijë, kualifikohen për një vend në kampet e menaxhuara nga qeveria për trajtimin e varësisë nga interneti. Programi në fakt ka nisur që në 2007 dhe është zgjeruar shumë në 2015 duke përfshirë edhe smartfonët. Këtë vit, Ministria e Barazisë Gjinore dhe Familjes hapi 16 kampe në të gjithë vendin për rreth 400 nxënës dhe, sipas zyrtarëve, për disa prindër, ato kanë qenë zgjidhja përfundimtare.
Top Channel