09/01 18:45
Bordi drejtues i një shkolle në Indi ka kërkuar ndjesë fill pas publikimit të disa fotografive, ku nxënësit shfaqeshin me nga një kuti kartoni në kokë, për të parandaluar kopjimin gjatë provimit.
Bëhet fjalë për kolegjin parauniversitar Bhagat në Haveri, në shtetin jugperëndimor të Karnataka-s.
Pjesa e sipërme e kutive ishte prerë në mënyrë që nxënësit të mund të shihnin tavolinën dhe mbi të gjitha, fletën e provimit. Më pas pamjet u publikuan në Facebook dhe u bënë virale. Aktualisht shkolla po përballet me kritika të shumta, duke e cilësuar praktikën në fjalë si të papranueshme.
“Askush nuk ka të drejtë t’i trajtojë nxënësit si kafshë”, shkroi ministri i arsimit, Suresh Kumar.
/D.S/
Top Channel