Avokati i familjes Berisha ka folur për emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel. Ai është shprehur se Alvini i ka shkëputur kontaktet, por ai ndodhet akoma në kamp.

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të ISIS ka tronditur mbarë opinionin.

Rasti i tij u publikua nga emisioni investigativ Italian “Le Iene”.

Avokati: Përsa i përket, lajmi i fundit i sigurt është që Alvini është akoma në kamp.

Gazetari: Në Al Hol apo jo?!

Avokati: Ne nuk dimë asgjë konkrete për gjendjen e tij. Por, siç e thatë vetë gjendja është shumë e rëndë pasi është i plagosur si dhe kushtet e kampit dihen.

Kërkesa jonë kundrejt shtetit është shumë e thjeshtë, si gjithë fëmijët e tjerë shqiptar mos të paguajë për gabime që ata nuk kanë faj por të kthehen në Shqipëri.

I kam dëgjuar deklarata e Ramës dhe çdo gjë ishte e peshuar dhe e matur.

Këto janë gjëra që shkojnë përtej asaj që mund të mendojmë apo kuptojmë, ajo që duam është Alvini të kthehet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA