Një tjetër “Mona Liza”, që mund të vlejë miliona dollarë

21/10/2019 16:13

Një “Mona Liza” e dytë që mund të vlejë miliona dollarë është objekti i një padie të re të ngritur nga një familje prestigjioze evropiane, e cila kërkon pronësi të pjesshme të pikturës së shumëlakmuar.

“Mona Liza tjetër” u zbulua në fillim të shekullit të 20-të nga një koleksionist në një shtëpi fshati në Britani, thotë CNN.

Koleksionisti i artit ishte i bindur se piktura kishte për muzë po Lisa del Giocondo – n, që besohet të jetë Mona Liza e Leornardo da Vincit, vetëm se pak më të re.

Piktura ka qëndruar e mbyllur në një bankë zvicerane derisa një konsorcium ndërkombëtar, emri i të cilit nuk bëhet publik, e bleu veprën në 2008 dhe filloi ta shfaqë atë në galeritë në mbarë globin.

Por në qershor, kur piktura u ekspozua në Palazzo Bastogi të Firences, familja europiane doli me pretendimin se asaj i takonte 25%. Një gjykatë në Firence do të verifikojë tani kërkesën e familjes për sekuestrimin e pikturës, çka do të ndalonte nxjerrjen e saj nga Italia përsa kohë pronësia është nën hetim.

Sipas ekspertëve, nuk është çudi që kjo “Mona Lizë” e dytë të ketë një vlerë të jashtëzakonshme.

Për një kohë të gjatë, shumë mendonin se edhe “Salvator Mundi” ishte i rremë, por nëntorin e vitit 2017 ai theu rekordet kur u shit për 450.3 milion dollarë.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA