Kopliku në Open: Kërkojnë autoritete shqiptare për t’i tërhequr fëmijët
21/10/2019 21:47
“E kemi marrë Ramën dy herë, nuk është përgjigjur.Këto kanë kërkuar qoftë edhe një telefonatë për të krijuar kontaktin për të transportuar fëmijët”, kështu tha gazetari Taulant Kopliku në Open.
“Këtë opsion na i dhanë shërbimet e brendshme të qytetit të Kamishtit. Duhet një autoritet shqiptar”, tha gazetari.
Ndërkohë zv ministrja e brendshme Romina Kuko, tha: “Duhet të ndajmë mbledhjen e fakteve nga një operacion gazetaresk nga një veprim shtetëror. Ka patur përpjekje nga ne”, tha ajo.
Top Channel