Gerrit Jan van Dorsten, 67 vjeç, akuzohet se ka mbajtur të mbyllur gjashtë fmëijët e tij në një fermë në Holandë për nëntë vite.

Ai po krijonte një sekt të çuditshëm, i cili po priste fundin e botës dhe përmbysjen e qytetërimit.

67-vjeçari, që tani akuzohet nga policia për heqje lirie të personave të familjes, ka qenë anëtarë i sektit “Moonies”.

Gjatë kohë që i mbante fëmijët të mbyllur në fermë, van Dorsteni ka postuar video në Facebook që tregonin ushtrimet që bënin në palestër.

Në këto video ai fliste për ligësinë, për mirësinë, për Korenë e Veriut, etj.

Ferma ishte marrë me qira nga austriaku Josef Brunner, 58 vjeç, gjithashtu anëtar i sektit.

Sekreti i tyre doli vetëm kur djali i madh shkoi te një lokal aty pranë dhe, pasi piu pesë birra, i tregoi pronarit të lokalit për mënyrën se si mbaheshin vëllezërit e tij.

Aj.P

FOTO GALERI
1/13
Kishin kopsht me perime prej të cilës siguronin ushqimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA