Gjinishi në Open: Gratë dhe fëmijët rrezikohen të trafikohen
21/10/2019 23:02
Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi ngriti një shqetësim në Open në Top Channel.
Gjinishi në fillim tha se shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë në këtë aspect, ka dështuar.
“Kujtojmë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump akuzoi kurdët që nuk i kthyen luftëtarët e ISIS. Por shtetasit shqiptar atje nuk janë luftëtarë. Janë femijë, gra dhe pleq. Pastaj Shqipëria është pozicionuar në krah me aleatët. Ne nuk kemi asnjë konflikt me kurdët. Duhet pasur parasysh fakti se gratë dhe fëmijët rrezikohen për trafikim”- tha Gjinishi.
Top Channel