Është në traditë, dhe në 20 tetor, asgjë nuk i ndal barinjtë, delet dhe dhitë që të kalojnë nëpër Madrid.
Turma të tëra të këtyre kafshëve mbushin rrugët e metropolit spanjoll. Me qindra dele janë lëshuar në kryeqytetin e Spanjës, një ritual me i cili vazhdon që nga viti 1994.
Dikur kishte vende të hapura por sot qyteti i ka pushtuar të gjitha hapësirat, madje edhe ato ku ndodheshin dikur shtigjet e rrahura nga barinjtë që lëviznin bagëtinë nga veriu i ftohtë në rajone me një klimë më të butë, në funksion të muajve të ashpër të dimrit.
I njëjti procession u zhvillua dhe këtë radhë, I shoqëruar nga muzikantë dhe valltarë në kostume rajonalë, duke u shëtitur nëpër turmën e deleve përpara syve të banorëve vendas e turistëve të huaj. Kopeja mbërriti në bashkinë e qytetit, ku barinjtë i dhanë kryetarit të tyre 50 “Maravedies”, monedha të lashta bakri për pagesa taksash. Gjest simbolik i një ceremonie të vërtetë laike.
Top Channel