Një vajzë 18-vjeçe kishte rënë në det në Kretë të Greqisë, duke u munduar të kapë çantën që i kishte rënë në ujë.
Zona përreth Agios Nikolaosa është e mbushur me gurë, kështu kjo adoleshente kishte rrëshqitur dhe rënë në ujë e rrymat dhe dallgët e kishin tërhequr edhe më thellë.
Më shumë se 12 orë ajo i kishte kaluar në ujë duke luftuar me dallgët e larta. Megjithatë ishin dy peshkatarë që e shpëtuan krejt rastësisht kur e dëgjuan duke kërkuar ndihmë.
Ata ishin rreth dy milje larg bregut, ku kishin fikur motorin e barkës dhe po peshkonin kur befasisht dëgjuan një zë duke thirrur: “Nënë! Nënë!”
Në fillim menduan se zëri po vinte nga bregu, por më vonë ishin të bindur se ishte ndonjë barkë me emigrantë.
“Ka qenë shumë e vështirë të dihet se ku ishte saktësisht pasi ishte errësirë. Zhurma e motorit na e vështirësonte punën. Nuk e dëgjoja mirë, kështu vendosa ta fik motorin dhe menjëherë fillova ta ndjek me zërin nga po vinte”, ka deklaruar njëri nga peshkatarët.
Atij i janë dashur 15 minuta që të hulumtojë me barkë të fikur me qëllim që helika të mos e godasë vajzën, të cilën në fund arritën ta nxjerrin nga uji.
Ajo ishte dërguar me urgjencë në spitalin Agio Nikolaos. E prindërit e saj atë ditë kishin alarmuar autoritetet kur raportuan zhdukjen e saj.
Top Channel