U sulmua nga ariu teksa po kulloste bagëtitë, ja gjendja shëndetësore e 45 vjeçarit
20/10/2019 14:07
Një shtetas 45 vjeçar është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gjallicë të Kukësit.
I plagosuri mori plagë të kokë, shpatull dhe në këmbë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, nga Tirana u nis një helikopter për t’i ardhur në ndihmë.
Nga burime zyrtare mësohet se 45 vjeçari ndodhet jashtë rrrezikut për jetën dhe po transportohet për në Spitalin Ushtarak.
Top Channel